Muzikali “Mamma mia” bazuar në këngët më të njohura të grupit muzikor “ABBA” shfaqet për herë të parë për publikun. Komedia muzikore në amfiteatrin e liqenit të Tiranës vjen me libret të përshtatur në shqip dhe me këngët origjinale në anglisht. Komedia muzikore “Mamma mia” nis me historinë e Sophie-se, e cila ka ftuar në martesën e saj me Sky-in, tre baballarët e saj të mundshëm. Ajo kupton, nga ditari i nënës së saj Donnës, se është fryt i dashurisë së tre historive romantike gjatë një muaji 21 vjet me parë. Cili nga tre dashuritë e rinisë së Donnës, është babai i Sophie? Sam? Harry? Apo Bill?. Drejtoreshë artistike është Linda Kazani dhe muzikali vjen në skenë me regji nga Altin Basha, skenografi nga Iliriana Basha, orkestrimi muzikor Jusiald Xhani, koreografi Sedmir Memia, koncertmaestër Erald Simixhiu. Në rolet kryesore performojnë: Donna- Elia Zaharia. Tanya – Ina Morinaj, Rosie – Rea Nuhu, Sophie – Gerta Mahmutaj, Sky – Amos Zaharia, Sam – Endri Kacaci, Harry – Donald Shehu, Bill – Igli Zarka, Pepper – Ilia Kaçi, Eddie – Amri Hasanlliu, Lisa – Ketjona Pecnikaj, Ali – Zerxhina Hasanaj. Kjo shfaqje ndërtohet mbi tre disiplina të artit, kërcimin, këndimin dhe aktrimin. Muzikali këtë të mërkurë shënon mbrëmjen e dytë te amfiteatri i liqenit të Tiranës për publikun. Drejtoresha artistike Linda Kazani më herët ka treguar se gjithashtu në këtë musical kanë krijuar trupën e parë musical shqiptare. “Këtu kemi 10 artistë të rinj nën moshën 30 vjeç, të cilët aktrojnë, këndojnë dhe kërcejnë koreografinë musical live në skenë. Ata janë: Ketjona Pecnikaj, Zerxhina Hasanaj, Gloria Taga, Krisa Gjika, Maria Ademaj, Ilia Kaçi, Amri Hasanlliu, Aldrin Biba, Mario Dorre, Denardo Neziri”, tregon ajo, që është dhe vocal coach në shfaqje. Në skenë janë dhe instrumentistët që luajnë live këngët e orkestruara për teatër muzikor nga Jusiald Xhani, që janë në stage piano – Erald Simixhiu; kitarë- Denis Hima, keyboard- Mateos Gjipi, kitar bass Emil Zaharia, drum – Alex Zisi.










































