Përplasjet në PD, Bardhi merr vendimin e menjëhershëm

0
120

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ditën e enjte, datë 27 Korrik 2023, ora 19.00.

Bardhi njofton se ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh Statuti, që kur partia është pa kryetar.

Sipas tij, statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here