Projektligji për ‘Urdhrin e Inxhinierëve’, ekspertët e fushës kundër propozimeve të PS

0
137

Unioni i Inxhinierëve Shqiptarë mban qëndrim kundër Krijimit të Urdhrit të Inxhinierëve, projektligj i propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo dhe Ismet Beqiraj. Sipas inxhinierëve Krijimi i Urdhrit ka për qëllim të uzurpojë fushën e ndërtimit dhe të monopolizojnë vlerën e inxhinierëve në duart e Këshillit Drejtues të Urdhrave. Ata thonë se nisma nuk duhet aprovuar, pasi është abuzive, problematike dhe e pakonsultuar me profesionistët e fushës.

Profesioni i inxhinierit dhe ai i hidroteknikut po organizohet në dy projektligje të veçanta, propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo dhe Ismet Beqiraj.

Por, Unioni i Inxhinierëve Shqiptarë i kryesuar nga Dëshira Mena, mban qëndrim kundër krijimit të ‘Urdhrit të Inxhinierëve’ dhe ‘Urdhrit të Hidroteknikut’, të cilat sipas inxhinierëve, kanë për qëllim të monopolizojnë vlerën e profesionistëve të kësaj fushe në duart e Këshillit Drejtues të Urdhrave.

Krijimi i Urdhrit sipas Unionit të Inxhinierëve Shqiptarë, ka për qëllim të uzurpojë një nga fushat më të rëndësishme të ekonomisë, ndërtimin, ndërsa nismën e konsiderojnë abuzive, problematike dhe të pakonsultuar me ta, si profesionistë të fushës.

Sipas Unionit të Inxhinierëve, në vendin tonë nuk ka mangësi në legjislaturën aktuale për sektorin e inxhinierit në Shqipëri. Ata theksojnë se ky profesion është i rregulluar me ligj, ndaj nuk ka arsye për krijimin e urdhrave që kërkojnë të marrin përsipër kontrollin dhe monitorimin e çdo inxhinieri në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here