Google search engine
Home Kulture “International Folk Festival Tirana” në edicionin e tretë, gjashtë ansamble nga shtete...

“International Folk Festival Tirana” në edicionin e tretë, gjashtë ansamble nga shtete të ndryshme konkurrojnë në festival

0
112

Ansamble nga shtete të ndryshme janë këtë vit në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar të Tiranës, që po zhvillohet te amfiteatri i liqenit. “International Folk Festival Tirana” në edicionin e tretë këtë vit ka gjashtë ansamble që konkurrojnë. Festivali këtë mbrëmje shënon dhe natën e fundit të tij për publikun, duke sjellë art, muzikë, ritme, traditë në skenën e amfiteatrit të Tiranës. Veç ansambleve të huaja që janë në konkurrim, këtë vit një ansambël nga Shqipëria si dhe ansambli “Shota” i Kosovës janë përshëndetës. Artisti Gëzim Alimehmeti është përfaqësues i Shqipërisë në “FIDAF World”, si dhe kryetar i shoqatës “FIDAF Albania”. Si kryetar i shoqatës “FIDAF Albania”Alimehmeti, i cili prej disa kohësh është marrë me përgatitjet e “International Folk Festival Tirana” tregon se janë ansamble vallesh të njohur në aktivitetin e tyre. “Këtë vit marrin pjesë në “International Folk Festival Tirana” në edicionin e tretë 6 ansamble të huaja, që janë në konkurrim. Ansamblet vijnë nga Meksika, Kili, Spanja, Moldavia, Greqia dhe Hungaria. Shqipëria përfaqësohet nga një ansambël, por që nuk është në konkurrim. Ansambli nga Shqipëria është përshëndetës. Në skenën e festivalit ishte dhe ansambli “Shota”  i Kosovës, që dhe ky ansambël ishte vetëm për përshëndetje”, tregon Gëzim Alimehmeti.

Tirana mikpret ansamblet

Tirana në muajin korrik është mikpritëse e ansambleve të ndryshme folklorike. Festivali ka sjellë një larmi kostumesh, larmi vallesh të shteteve të ndryshme. “International Folk Festival Tirana” nisi më 17 korrik dhe do të vijojë dhe sonte në amfiteatrin e liqenit të Tiranës. Në fund të tij do të ndahen dhe tre çmime, për të cilat artisti Gëzim Alimehmeti që prej tre vitesh po zhvillon “International Folk Festival Tirana” në vendin tonë thotë se në këtë festival shpaloset folklori i disa shteteve. “Në festival të gjithë ansamblet janë çdo natë në skenë. Por çdo natë me performanca të ndryshme. Më datë 19 korrik do të jepen dhe çmimet e festivalit. Festivali Tiranës i sjell gjithmonë ansamble që vijnë për herë të parë në vendin tonë. Përshembull ansambli nga Kili vjen për herë të parë, ansambli nga Moldavia për herë të parë, etj. Për publikun shqiptar shpaloset folklori i disa shteteve në këtë festival ndërkombëtar”, thotë Alimehmeti. Çmimet që do të ndahen në këtë festival mbajnë emrat e artistëve të njohur shqiptarë. Çmimi i parë mban emrin e Panajot Kanaçit, i dyti emrin e Gëzim Kacelit, si dhe çmimi i tretë të Besim Zekthit. Juria ka në përbërje përfaqësues të “FIDAF” në shtete të ndryshme. Festivali ka këtë vit dhe mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Kulturës, etj. Pas Tiranës ansamblet do të jenë në Belsh për të performuar më 20 korrik për publikun. FIDAF (Federata e Festivaleve Ndërkombëtare të Kërcimit) u themelua në 2011. “FIDAF World” e ka certifikuar festivalin duke e bërë pjesë të aktiviteteve që në vitin 2021, i cili u zhvillua dhe në 2022 dhe këtë vit është në edicionin e tretë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here