Google search engine
Home Kulture Linda Kazani: Muzikali “Mamma mia” një ndërthurje e komedisë teatrale shqiptare dhe...

Linda Kazani: Muzikali “Mamma mia” një ndërthurje e komedisë teatrale shqiptare dhe këngëve të grupit “ABBA”

0
126

Muzikali “Mamma mia” do të vijë për herë të parë në skenën tonë. Bazuar në këngët e grupit muzikor “ABBA”, komedia muzikore do të vijë në skenë me regji nga Altin Basha. Drejtoresha artistike Linda Kazani tregon për punën që është bërë për të sjellë në skenë muzikalin “Mamma Mia”, që do të jetë për publikun mbrëmjet e datave 25 dhe 26 korrik të amfiteatri i liqenit të Tiranës. Ajo vlerëson gjithashtu bashkëpunimin për këtë projekt musical, që siç tregon dhe vetë janë pasioni i saj. “Projektet musical janë pasioni im. Qendra “Eventus”, drejtoreshë artistike e të cilës jam unë, sjell musicalin e radhës “Mamma mia” me regji të Altin Bashës, skenografi Iliriana Basha, orkestrimi muzikor Jusiald Xhani, koreografi Sedmir Memia, koncertmaestër Erald Simixhiu. Ndryshe nga “Jesus Christ Superstar”, ku i gjithë teatri muzikor bazohej vetëm në numrat muzikore, tek “Mamma mia” kemi një ndërthurje të teatrit të prozës me këngët e grupit “ABBA””, shprehet Kazani, që është dhe vocal coach në shfaqje. “Mamma mia” është i njohur për publikun shqiptar nëpërmjet filmit amerikan të vitit 2008 me Meryl Streep dhe Pierce Brosnan në rolet kryesore. Drejtoresha artistike Linda Kazani shprehet se në fakt filmi është bazuar në teatrin muzikor, i cili shfaqet dhe është pjesë e repertorit në mbarë botën, ku luhet teatri musical që nga viti 1999. “Ky musical ishte produkt i bashkëpunimit të Judy Craymer me Björn Ulvaeus dhe Benny Andersson”, thotë ajo. Komedia muzikore “Mamma mia” nis me historinë e Sophie-se, e cila ka ftuar në martesën e saj me Sky-in, tre baballarët e saj të mundshëm. Ajo kupton, nga ditari i nënës së saj Donnës, se është fryt i dashurisë së tre historive romantike gjatë një muaji 21 vjet me parë. Cili nga tre dashuritë e rinisë së Donnës, është babai i Sophie? Sam? Harry? Apo Bill?

Komedia muzikore dhe artistët

Muzikali “Mamma mia” së shpejti do të vijë për publikun, por drejtoresha artistike Linda Kazani tregon se është një sfidë e madhe jo vetëm për ata që do të jenë në skenë. Sipas saj është sfidë  edhe për realizuesit. “Libretin e kemi përkthyer në shqip dhe i kemi dhënë një interpretim me nuanca të kohës së sotme. Pra sfida e protagonisteve tanë është të këndojnë, të kërcejnë dhe të aktrojnë në të njëjtën kohë. Është një përvojë shumë përfituese në karrierën e të gjithë pjesëmarrësve të rinj, që mësohen të performojnë live në teatrin muzikor në Shqipëri. Sigurisht, është një sfidë e madhe jo vetëm për protagonistët në skenë, por edhe për ne realizuesit e kësaj shfaqje. Pasi sëbashku me strukturën e projektit, po ndërtojmë një infrastrukturë të re me iniciativën tonë  private pa infrastrukturën që ka teatri musical në mbarë botën”, tregon Kazani drejtoreshë artistike. Ekipi i protagonistëve janë aktorë dhe këngëtarë, të cilët sipas drejtoreshës artistike nëpërmjet provave me përkushtim maksimal, edhe pse me vështirësitë e vapës së korrikut, po pasurojnë aftësitë e tyre përtej profesionit. “Aktorët po trajnohen të këndojnë saktë dhe në stilin musical live, ndërkohë që këngëtarët po trajnohen të interpretojnë tekstin teatral me shumë seriozitet edhe pse luajnë një komedi. Ma besoni, nuk është aspak e thjeshtë”, shprehet Linda Kazani. Në rolet kryesore performojnë: Donna- Elia Zaharia. Tanya – Ina Morinaj, Rosie – Rea Nuhu, Sophie – Gerta Mahmutaj, Sky – Amos Zaharia, Sam – Endri Kacaci, Harry – Donald Shehu, Bill – Igli Zarka, Pepper – Ilia Kaçi, Eddie – Amri Hasanlliu, Lisa – Ketjona Pecnikaj, Ali – Zerxhina Hasanaj. Drejtoresha artistike Linda Kazani tregon se gjithashtu në këtë musical kanë krijuar trupën e parë musical shqiptare. “Këtu kemi 10  artistë të rinj nën moshën 30 vjeç, të cilët aktrojnë, këndojnë dhe kërcejnë koreografinë musical live në skenë. Pra po investojmë në një trupë stabël, që mbështet shfaqjet e tanishme dhe projektet e ardhshme musical. Ata janë: Ketjona Pecnikaj, Zerxhina Hasanaj, Gloria Taga, Krisa Gjika, Maria Ademaj, Ilia Kaëi, Amri Hasanlliu, Aldrin Biba, Mario Dorre, Denardo Neziri”, thotë Linda Kazani. Në skenë do të jenë edhe instrumentistët që luajnë live këngët e orkestruara për teatër muzikor nga Jusiald Xhani, që janë në Stage Piano – Erald Simixhiu; kitarë- Denis Hima, keyboard- Mateos Gjipi, kitar bass Emil Zaharia, drum – Alex Zisi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here