Viti akademik nis më 2 tetor, ministrja e Arsimit: Maturantët s’do kenë më 3 raunde regjistrimi, por 2 raunde

0
103

Ministria e Arsimit ka miratuar dje procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë, në të cilat janë parashikuar disa risi për vitin e ardhshëm akademik 2023-2024. Përmes një statusi në rrjete sociale, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka renditur disa nga ndryshimet që ky udhëzim sjell, ndërsa thotë se do të lehtësojë regjistrimin e studenteve në universitete. Kështu në udhëzimin e ri të ministrisë theksohet se do të ulet numri i raundeve të regjistrimit në universitet nga 3 në dy raunde. Pas raundit të dytë thuhet në udhëzim, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave. “Ulja e numrit të raundeve të regjistrimit nga 3 në 2 shkurton kohëzgjatjen e procedurave për aplikim dhe regjistrim në universitete. Viti i ardhshëm akademik do të fillojë më 2 tetor 2023 dhe shkurtimi i një raundi është në funksion të fillimit të procesit të mësimdhënies. Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave. Procedura të barabarta aplikimi dhe regjistrimi për të gjithë kandidatët me diplomë të huaj të shkollës së mesme, pavarësisht nëse janë shqiptarë apo të huaj”, shkruan ajo. Po ashtu theksohet se kandidatët e regjistruar me diplomë të huaj kanë detyrim njohjen dhe njehsimin e diplomës brenda datës 30 prill të vitit akademik vijues, për t’u pajisur me numër matrikullimi përpara fillimit të sezonit të dytë të provimeve. “Kandidatët e regjistruar me diplomë të huaj kanë detyrim njohjen dhe njehsimin e diplomës brenda datës 30 prill të vitit akademik vijues, për t’u pajisur me numër matrikullimi përpara fillimit të sezonit të dytë të provimeve. Ulja e numrit të dokumenteve të nevojshme që lehtëson procedurat për regjistrimin e kandidatëve në IAL. Këto ndryshime adresojnë njëherësh edhe sugjerime të bëra nga Konferenca e Rektorëve”, nënvizoi ministrja Kushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here