Rektori i Universitetit të Korçës ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Mbledhja e sotme është shoqëruar me debate të shumta.
Kjo pasi disa nga anëtarët janë shprehur kundër duke e cilësuar të manipuluar procesin e votimit. Ata kanë thënë se disa prej atyre që kanë votuar pro nuk e kanë pasur idenë se çfarë po votonin.
Për këtë vendim kanë qenë dakord vetëm tre anëtarë në mbledhjen e sotme mes tyre vetë rektori, dekani i Fakultetit të Bujqësisë Gjergji Mero dhe ish dekani i Fakultetit Ekonomik, Fredi Çuçllari.