Google search engine
Home Kulture Artistë të mirënjohur popullorë, që kujtohen si krenaria e Festivalit Folklorik Kombëtar...

Artistë të mirënjohur popullorë, që kujtohen si krenaria e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës

0
142

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës është veprimtaria më e rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale shqiptare. Ministrja e Kulturës Elva Margariti sjell në vëmendje artistë të mirënjohur që ndër vite kanë qenë në skenën e tij. Margariti shprehet në rrjete sociale se artistë të mirënjohur popullorë, interpretues brilantë, që me talentin e tyre i dhanë zë, ngjyra dhe jetë, ndër vite, performancave folklorike nga të katër anët e Shqipërisë, kujtohen sot si krenaria e festivalit. “Këngëtarë, rapsodë, valltarë, instrumentistë dhe formacione muzikore, ishin trashëgimtarët pasionantë të këngëve, valleve tradicionale, të cilat i bartën dhe përcollën me mjeshtëri  si vlera te jashtëzakonshme dhe unikale të trashëgimisë sonë folklorike, pjesë e identitetit tonë kombëtar”, shprehet ajo. Teksa Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2023 është në prag, Margariti sjell në vëmendje disa prej artistëve që sot kujtohen me mirënjohje  si Xhevat Avdalli “Artist i merituar”, bilbili i këngës gjirokastrite, korifeu i “Grupit të Pleqve”;  Laver Bariu, klarinetistin virtuoz, që interpretoi së bashku brengën dhe gëzimin e shpirtit njerëzor; Ndue Shyti, “Artist i Popullit”, që me dy tela çiftelie dinte të prekte dhe të gëzonte shpirtrat e mijëra njerëzve; Demir Zyko, i cili kishte zërin e një tenori lirik, të bukur e jashtëzakonisht të ëmbël; Fatime Sokoli, “Artiste e merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe,” e cila ia kushtoi jetën e saj artit dhe  traditës folklorike të krijuar ndër breza; Dervish Shaqja, “Artist i merituar”, Orfe i folklorit burimor shqiptar, i cili me këngën, stilin dhe melodinë e tij la gjurmë të pashlyera tek të gjithë pasardhësit e tij. Në vijim Margariti shkruan dhe për Ali Kondin “Artist i merituar”; Taip Madanin, “Artist i merituar”, mjeshtër i valleve elegante e plot kolorit të Çamërisë; Golik Jaupi “Artist i merituar”, i cili e përcolli këngën e popullit si era kur përplasej maleve, pyjeve dhe lëndinave plot lule të Labërisë; Fitnete Rexha “Artiste e merituar”, një ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme. Margariti shprehet gjithashtu dhe për grupin kosovar të Rrashbullit, grupin çam të Rrogozhinës, orkestrinën e Zef Grudës, Kukës, orkestrinën simfonike të çiftelive dhe sharkive të Ndue Shytit, Pukë, orkestrinën e Matit, etj .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here