Egjipti i lashtë do të krijohet në TKOB me operën “Aida” të Verdit, një vepër e përmasave të mëdha që do të vijë nga orkestra simfonike, solistët, kori dhe trupa e baletit

0
124

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të sjellë në skenë operën “Adia”. Vepra e famshme e Verdit, me libret të Antonio Ghislanzoni-it. Një vepër e përmasave të mëdha të mëdha, që do të vijë në skenë nga artistë shqiptarë dhe të huaj, që prej disa kohësh kanë nisur punën për të sjellë këtë premierë në skenë për publikun. TKOB bën me dije se vepra do të jetë në skenë për publikun në mbrëmjet e datave 23 -27 qershor. “Një vepër e përmasave të mëdha, do të vijë nga orkestra simfonike, solistët, kori dhe trupa e baletit e TKOB-së, me dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasserolli dhe maestros Dritan Lumshit, interpretuar nga artistë të mirënjohur shqiptarë dhe të huaj”, thuhet nga teatri. Trekëndëshi i një dashurie pasiononte të ndaluar mes princeshës së Etiopisë, Aida, komandantit të ushtrisë së Egjiptit, Radames, dhe të bijës së Faraonit, Amneris. Ngjarja në vepër merr tjetër rrjedhë kur Radames urdhërohet të luftojë në betejën kundër kombit të Etiopisë, duke mos ditur se Aida është princesha e tyre, dhe i tregon asaj të gjithë planin ushtarak. Aida duhet të vendosë mes besnikërisë ndaj vendit të saj dhe përkushtimit ndaj djalit që ajo dashuron. Dilema e zgjedhjes mes dashurisë dhe detyrës përballët edhe nga Radamesi, i cili në fund tradhton atdheun e tij për shkak të Aidës.

Opera e Verdit në skenë

Opera “Aida” pritet të jetë së shpejti në skenë, por Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se me veprën e Verdit do të krijohet Egjipti i lashtë. “Se ç’do të ndodhë me dashurinë e ndaluar të komandantit egjiptian dhe princeshës etiopiane, ju ftojmë ta ndiqni në Egjiptin e lashtë që do krijohet në TKOB, me operën e përjetshme të Giuseppe Verdi-t, “Aida”, e cila vjen si premierë nga 23-27 qershor, vetëm në Teatrin e Operës dhe Baletit. Muzika magjepsëse e Verdi-t me korale të fuqishme, arie magjepsëse dhe pasazhe gjithëpërfshirëse orkestrale do të përforcojë thellësinë emocionale të operës, e cila vjen nën idetë regjisoriale, skenografike dhe kostumografike të ikonës, maestro Franco Zefirelli, rivënie regjisoriale Stefano Trespidi, dhe asistencën e regjisores Ada Gurra”, thuhet nga teatri. Në skenë do të jetë artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj, ku Aida vjen nga sopranot e njohura Eva Golemi dhe Joanna Zhelecheva, Amneris nga Ivana Hoxha dhe Silvia Pasini, Radames nga Amadi Lagha dhe Denis Skura, Amonasro nga Armando Likaj dhe Piero Terranova, Ramfis nga Bledar Domi, II Re nga Xhieldo Hyseni, për të vijuar në shfaqje dhe me të tjerë role që luhen  nga Andi Istrefi, Keldi Ametaj, Dorina Selimaj, Marina Kurti. Koncert maestër Etrita Ibrahimi dhe Ingrid Pulizo, Thanas Paskali. Në historinë e gjatë të operës Verdi zë vend të nderit, sepse arriti të bashkojë traditat më të bukura të operës italiane. Xhuzepe Verdi (Giuseppe Verdi -1813-1901) mbetet si njëri ndër kompozitorët më të njohur të botës në historinë e operës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here