Gjendet dokumenti i rrallë i vitit 1287, përmendet Kruja

0
169

Kruja përveç se njihet si një qendër e heroizmit dhe kushtrimit të lirisë arbërore e europiane në epokën e kryezotit Gjergj Kastrioti ,ajo në të kaluarën ishte edhe vend i fretërve apo misionarëve françeskan sikur shihet edhe në këtë dokument ,ku përmendet emri i fratit Romanus prej Krujës së Arbërisë. Dokumenti në fjalë është gjetur nga studiuesi i njohur Gjon Keka në arkivin e Vjenës. Në brendësi të këtij dokumenti shkruan si vijon: “Ipeshkvët Raymond i Gap, Romanus i Croja(Krujës) (Crua), Waldebrun i Avlona-s(Vlorës) dhe Glavinica-s (Glavenicës),… i japin indulgjenca Kapelës së Shën Pjetrit, Palit dhe Nikollës në Gerolding…“.Ky dokument mbanë datën 14.03.1287,në fund të tij mbanë vulat përkatëse dhe gjendet në Arkivin e Vjenës,numrin e dokumentit dhe të dhënat tjera i mbanë studiuesi Gjon Keka në arkivin tij personal, për arsye që dokumenti të mos përvetësohet nga askush pa të drejtën e autorit që e ka gjetë dhe publiku dhe natyrisht të vendit se ku është gjetë. Siç dihet françeskanët figurojnë në Shkodër në vitin 1288, që do të thotë se me nxjerrjen e këtij dokumenti franceskanët mund të kenë zënë vend edhe më herët në Arbëri, sikur shihet tek ky dokument i vitit 1287 që tregon se në Krujë kishte fretër që shërbenin.Duke mos harruar asnjëherë se pjesë e këtij rregulli ,pra të françeskanëve në Arbëri ishte edhe poeti e atdhetari ynë kombëtar Gjergj Fishta.Ky dokument mund të konsiderohet tepër i rrallë të cilin gjatë hulumtimeve të tij e ka gjetë studiuesi Keka mbi Krujën si një dëshmi historike me rëndësi të veçantë.Një kopje nga origjinali të këtij dokument e mbanë historiani Gjon Keka në arkivin tij personal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here