Google search engine
Home Politike “Lufta” në Partinë Demokratike, zbulohet lëvizja e Bardhit dhe Berishës në të...

“Lufta” në Partinë Demokratike, zbulohet lëvizja e Bardhit dhe Berishës në të njëjtën orë

0
96

Kjo e mërkurë, 24 maj, pritet të jetë një  ditë mjaft e ngarkuar për Partinë Demokratike zyrtare dhe Komisionin e Rithemelimit.

Bëhet me dije se ish-kryeministri Berisha pritet të mbledhë në orën 13:00, në selinë blu, grupin parlamentar të Rithemelimit.

Po në të njëjtën orë, Partia Demokratike zyrtare pritet të mbledhë edhe ajo grupin e saj parlamentar në selinë e re të PD-së.

Por ajo që bie në sy është rikthimi i ish-kryedemokratit Lulzim Basha, i cili pritet të mbajë një takim me të rinjtë e Partisë Demokratike.

Burime bëjnë me dije se takimi është planifikuar të mbahet në orën 17:00 në hotel Rogner në kryeqytet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here