Google search engine
Home Politike Dosjet në SPAK “tërbojnë” Sali Berishën, ish-kryeministri bën thirrje për mosbindje civile,...

Dosjet në SPAK “tërbojnë” Sali Berishën, ish-kryeministri bën thirrje për mosbindje civile, sulmon Prouroinë Speciale dhe ambasadoren Kim, akuza se sistemi i drejtësisë kontrollohet nga SHBA

0
132

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se është nën ankthin e burgut. Deri më tani, Berisha ka qenë i paprekshëm veçanërisht nga drejtësia, pasi çdo çështje kundër tij është mbyllur. Por sot që flasim dosjet e tij po bëhen “mal” në SPAK dhe frika e prangave ka bërë që ai të shtojë sulmet e akuzat ndaj Prokurorisë Speciale. Ish-kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuara një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, teksa ka shpërthyer në sulme ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Ai theksoi se Rama e ka kapur drejtësinë, madje edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim sipas tij, është përfshirë në këtë Pazar. “Po e nis nga kjo e dyta. Në qoftë se mendon se drejtësia nuk kontrollohet nga Edi Rama, besoj se nuk e ke të drejtë. Kjo është një drejtësi, seksion i PS. Mund të të jap 100 fakte, e kontrolluar totalisht nga Edi Rama, dhe për hir të së vërtetës duhet të themi që në vendimin e saj për t’u siguruar për dëmin maksimal ndaj opozitës u implikua me të gjithë peshën e saj ish-Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Këta janë evidente. Kjo është e vërteta. Ndaj edhe shqiptarët kanë një problem madhor me sistemin drejtësisë, i cili ndodhet sot më i kontrolluar se kurrë, përveç kohës së Enver Hoxhës nga partia shtet. Kryesia padiskutim do mblidhet, por kërkoj durim nga ju. Pse kërkoj durim nga ju? Sepse po merremi me procesin e mbrojtjes së votës. Nuk është i thjeshtë. Është i mundshëm, se me të pamundurën nuk do të merreshim, por kërkon detyrimisht kohën e vet. Në këtë kontekst, siç theksova, përparësi e parë absolute është mbrojtja e votës. Përparësi tjetër po absolute pas saj është analiza e të gjitha problematikave dhe përgjegjësive të PD nga kryetari i saj te anëtari i thjeshtë”, deklaroi ai. Por kjo deklarate Berishës, vjen për shkak se disa dosje të bujshme si “Gërdeci”, privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”, “CEZ” apo “21 Janari” dhe ajo “Tropoja”, ku është përfshirë kreu i “Foltores” dhe familjarët e tij, i cili mesa duket është alarmuar nga frika e zbardhjes së tyre nga SPAK.

Protesta

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh për qytetarët se, nëse nuk qëndrojmë ndaj krimit monstruoz elektoral, shanset e këtij vendi për zgjedhje janë inekzistente.  Në një prej pyetjeve të drejtuara, Berisha u përgjigj se, Partia Demokratike ka nevojë të hapet pa diskutim, por opozita shqiptare duhet të përballet për të garantuar votën e lirë. Gjithashtu, Berisha vuri theksin duke thënë se, me Ramën nuk ka zgjedhje, ndaj duhet një lëvizje paqësore e shoqëruar me mosbindje civile. Forma e vetme me të cilën mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme është ajo formë e përdorur nga të gjitha vendet kundër monizmit, dhe ajo është lëvizja paqësore demokratike gjer në realizimin në realizimin e qëllimit të saj. Kjo është bindja ime më e thellë. Pa këtë lëvizje, pa mosbindjen civile, siç e ka quajtur Mahatma Gandi, si element të shenjtë të kësaj lëvizje, këtu zgjedhje dhe votime nuk ka”, u shpreh ai.

Votimi i detyrueshëm

Më tej Berisha theksoi se, votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës. “Jeni absolutisht i saktë me propozimet. Mund të shtoj edhe një tjetër nga ana ligjore. Votimi i detyrueshëm. Votimi i detyrueshëm do të bëjë të pavlefshëm blerjen e të drejtës së votës. Sepse blerjet janë dy llojesh sot. Njëra anë është blerja e të drejtës së votës, merr këto para e mos dil në votim. Dhe ai nuk del se ka shitur të drejtën e votës. Dhe ana tjetër është merr këto para dhe dil e voto për mua. Kjo e dyta nëse vihet votim me detyrim, siç e ka Greqia, Australia dhe miqtë të mi në Australi është se një shkaqet kryesore që vendosëm këtë ligj  ishte pikërisht për ti dhënë fund blerjes së të drejtës së votës, por këto sugjerime të drejta që ju dhatë, Edi Rama nuk i pranon, sepse Edi Rama e quan kinezëri kodin zgjedhor dhe ai pranon vetëm standarde që i lejojnë atij të manipulojë dhe të kontrollojë sa më shumë votën e shqiptarëve”, tha ai. Po ashtu, Berisha deklaroi se zgjedhjet u blenë haptazi nga mazhoranca. “Analiza deri tani tregon në mënyrë të qartë se në një seri bashkish, nga veriu në jug, koalicioni “BF” i janë marrë përdhunshëm mandatet, me forcën e bandave me përqendrim maksimal në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Elbasan, Sarandë. Zgjedhjet u blenë haptazi, sepse mbi 100 mln euro u shpërndanë për asfalte, zhavorre e rindërtime”, nënvizoi Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here