Tingujt e Luftës së Parë Botërore do të luhen këtë mbrëmje ndër taste pianoje e tela violine. Koncerti me muzikë dhome, që do të zhvillohet në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit sjell për publikun kryevepra muzikore të autorëve të njohur botërorë. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se një udhëtim emocional, jo vetëm përgjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, por edhe mespërmes pjekurisë kompozicionale, do të përjetohet mu në zemër të tempullit të muzikës. “Pas suksesit të merituar në Spanjë, koncerti me muzikë dhome “Tingujt e Luftës së Parë Botërore”, që do lirojë nga detyra drejtoreshën e përgjithshme të TKOB-s, Abigeila Voshtina, për t’i veshur mantelin e violinistes ???? që mban në vete që në vegjëli, shoqëruar nga virtuozja në piano, Herta Cane, do t’i kthejë sytë nga kompozitorë të shquar spanjollë, të muzikës klasike”, thuhet nga TKOB për këtë koncert që do të zhvillohet këtë mbrëmje në sezonin artistik të këtij institucioni. Me kryeveprat e autorëve botërorë si Granados-it, Debussy-it, Brahms-it dhe Defallës, përjetime të thella do të ketë në koncertin “Tingujt e Luftës së Parë Botërore”. Në jetën artistike muzikore si violiniste Abigeila Voshtina dhe pianistja Herta Cane janë dy artiste, që dhe më parë janë prezantuar për publikun në aktivitete të ndryshme muzikore. Por këtë mbrëmje është koncerti në hollin koncertor, që i sjell para publikut në TKOB.
Koncerti dhe autorët
Koncerti që vjen këtë mbrëmje për publikun në TKOB është pas atij që u zhvillua më parë vetëm me tingujt e pianos nga Marin Gjollma, ku dhe ky koncert ishte në vijim të veprimtarive në sezonin artistik. Koncerti që do të jetë këtë mbrëmje ka një përzgjedhje të veprave të autorëve të njohur, si Claude Debussy që studio në Romë dhe Rusi. Gjatë viteve të tij të fundit shkroi 12 prelude. Ishte një gjeni që u vendoste muzikë fjalëve. E krijoi Suiten Bergomasque (Prelude, Menuet, Clair de lune, Passepied) në vitin 1890, shembull i teknikës së tij të butë. Në vitin 1892 shkroi pjesën simfonike “Pelleas et Melinde”, i inspiruar nga poezia e mikut të tij Stefan Mallarme (1972). Më vonë me kërkesë e kthen në operë. Kjo do të qëndrojë si kryevepër në mesin e operave tjera, e shkruar me atmosferë të plotë. Pas etydeve, ai shkroi 6 sonata njëra prej të cilave është për çelo dhe piano. Secila sonatë u shkrua për instrumente të ndryshme. Sonatat e tij janë fillimi i periudhës neo-klasike të muzikës abstrakte. Enrique Granados i lindur në Spanjë u bë një prej kompozitorëve që ndihmuan në nxitjen e nacionalizmit në muzikën spanjolle gjatë shekullit të 19-të. Ai ishte një kompozitor, pianist dhe mësues i cili shkroi muzikë me piano të frymëzuar nga tema spanjolle. Johannes Brahms ishte kompozitor dhe pianist gjerman i periudhës romantike. Kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij profesionale në Vjenë, Austri. Brahms është konsideruar nga bashkëkohësit dhe shkrimtarët e më vonshëm si tradicionalist dhe novator. Manuel DeFalla ishte një kompozitor dhe pianist spanjoll andaluzian. Së bashku me Isaac Albéniz, Francisco Tárrega dhe Enrique Granados, ai ishte një nga muzikantët më të rëndësishëm spanjoll të gjysmës së parë të shekullit të 20-të



































