Nisin punimet për restaurimin e skenës së FFK në Gjirokastër

0
85

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës pritet, që të zhvillohet muajin që vjen. Për festivalin në kalanë e Gjirokastrës ka nisur dhe puna për restaurimin e skenës. Kjo bëhet me dije nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, që ka ndarë dhe disa foto nga puna që po bëhet. “DRTK Gjirokastër në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, në vijim të përgatitjeve për Festivalin Folklorik Kombëtar, ka filluar punimet për restaurimin e skenës të festivalit dhe sistemimin e ambienteve të kalasë”, thuhet nga DRTK në faqen e saj në Facebook. Lajmin për rikthimin e festivalit e bëri me dije në dhjetor të vitit të kaluar ministrja e Kulturës Elva Margariti në rrjete sociale. “Viti 2023 vjen me lajme të mira. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës rikthehet në muajin qershor”, shkruante ministrja Margariti. Sipas saj, parada e motiveve, ritmeve, ngjyrave, këngëve, valleve, riteve do të shpalosen në paradën që do të zhvillohet në qytetin e gurtë. Edicioni i 10-të i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës u mbajt në maj të vitit 2015 në qytetin e Gjirokastrës, por puna për organizimin e tij nisi që në krye të vitit 2014. Komisioni përzgjedhës i festivalit ishte i përbërë nga Qendra e Veprimtarive Folklorike, Ministria e Kulturës, studiuesit e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit. Grupi i realizimit artistik kishte në krye drejtorin artistik të festivalit, profesor Thoma Gaqi. Qëllimi kryesor i këtij festivali është pasqyrimi i gjerë i gjinive të folklorit dhe vlerave të tij. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua për herë të parë në vitin 1968 dhe konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme në kulturën shqiptare.

QSPA: Pal Parrino mësues i figurave të ndritura të kulturës arbëreshe

Studiuesin arbëresh, Pal Maria Parrino lindi më 1710 në Palazzo Adriano në Siçili. Qendra e Studime dhe Publikimeve për Arbëreshët me rastin e 258-vjetorit të vdekjes kujtoi pak ditë më parë studiuesin. “Pal Maria Parrino ishte studiues i disa disiplinave në shkencat humane, si dhe njihet si themelues i ideologjisë romantike iliro-shqiptare. Ai ka qenë mësues i shumë figurave të ndritura të kulturës arbëreshe, si dhe ka mbajtur pozicionin e  Rektorit të Seminarit Shqiptar të Palermos. U nda nga jeta më 1765”, thuhet nga QSPA, që publikoi në faqen e saj dhe një artikull të profesorit arbëresh Matteo Mandala për letërsinë dhe kulturën arbëreshe, ku një vëmendje e veçantë i kushtohet figurës së Pal Maria Parrinos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here