Vepra të autorëve të huaj dhe shqiptarë në skenë

0
102

Në festival këtë vit, që zhvillon edicionin e 14 janë shfaqjet “Tërësisht të huaj” komedi nga Paolo Genovese, të martën në orën 19:00 shfaqet “Certifikata e martesës” komedi nga Ephraim Kishon, në datën 26 në skenë do të jetë shfaqja teatrore “Çehovi i jep lamtumirën Tolstoit” komedi nga Miro Gavran, ndërsa paradite zhvillohet “Muzë Arbërore” te Manastiri i Ardenicës, të enjten do të jetë “Profesionisti” komedi e zezë nga Dushan Kovaçeviç (Apolloni), “Torba” monodramë nga Naser Shatrolli dhe vijon po këtë datë dhe “Ëndrra e Hamletit” monodramë nga Nina Mazur. Festivali të premten sjell në skenë komedinë “Shtëpiakë të dëshpëruar”, ku më pas do të jetë dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Festivali në natën e parë solli në skenë komedinë “Tërësisht të huaj” me regji nga Erion Isai. Rolet në komedi luhen nga Olta Daku, Florian Agalliu, Igli Zarka, Ajlin Petrela, Ori Bici, Kejdi Gishto, Franc Bregu dhe Rosela Isufi. Në ngjarjet e komedisë, 7 miq (tre çifte dhe një i divorcuar) gjatë një darkë nën eklipsin e hënës, vendosin të bëjnë një lojë: çdo telefonatë, sms, whatsapp e gjithçka që vjen në telefonat e tyre do ta lexojnë dhe dëgjojnë të gjithë. Lojë e cila zbulon tradhtitë, vendimet, veprimet që çojnë çiftet dhe miqësitë në krizë. Një komedi e mrekullueshme, e cila e zbërthen ndikimin social dhe shoqëror të teknologjisë në themel. Telefoni = kutia e zezë e gjithsecilit, një lojë e cila do ti kthejë ata në tërësisht të huaj me njëri -tjetrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here