Komedia “Borgjezi fisnik” në teatrin “Aleksandër Moisiu”

0
109

“Borgjezi fisnik”, një ndër komeditë më të njohura të Molierit po shfaqet në teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Vepra vjen në skenë me regji nga Driada Dervishi dhe do të jetë këtë javë në datat 20, 21, 22 dhe 23 prill. Në role janë aktorët Gentian Zenelaj, Mimoza Marjanaku, Andia Xhunga, Xheini Fama, Ervin Doko, Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Jaho Guma, Romir Zalla, Amos Zaharia, Marvin Tafaj. Komedia vjen dhe me pjesëmarrjen e veçantë të aktorëve Met Xhelili dhe Roland Koça. Muzika nga kompozitori i mirënjohur shqiptar Haig Zacharian, që vjen në bashkëpunimin e tij të radhës me teatrin “A.Moisiu” në komedinë “Borgjezi fisnik” të J.B.P Molier. Linda Kazani soprano ( vocal coach). Sipas institucionit, kolona zanore, ky element thelbësor për teatrin do të vijë krejt ndryshe në këtë komedi. Iliriana Loxha Basha është kostumografe në vepër, Albert Dedja skenograf dhe koreografia nga Klevis Elmazaj. Jean-Baptiste Poquelin i njohur si një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore lindi më 15 janar 1622 dhe vdiq më 17 shkurt 1673. Ai njihet thjesht si Molieri. Mbetet një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze. Krijimtaria e Molierit është e gjerë, ku përmendim disa nga veprat më të njohura që janë: “Tartufi”, “Mizantropi”, “Kopraci”, “Don zhuani  apo “Borgjezi fisnik”.  Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Së bashku me Shekspirin, Molieri ishte pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botërorë. Komedia muzikore  shënoi premierën mbrëmjen e datës 16 në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Teatri shprehej se komedia vinte në këtë 70-vjetor të themelimit të tij, nën përshtatjen dhe regjinë e Driada Dervishit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here