Katër filma të regjisores Xhanfise Keko në kinemanë spanjolle

0
99

Filmat e regjisores Xhanfise Keko do të shfaqen në kinemanë spanjolle. Kinemaja në Spanjë ofron katër nga filmat e regjisores së shquar që janë “Tomka dhe shokët e tij”, “Beni ecën vetë”, “Mimoza llastica” dhe “Taulanti kërkon një motër”. Regjisorja shqiptare Xhanfise Keko me filmat e saj ndodhet mes emrave të shquar si Jean Vigo, François Truffaut apo Abbas Kiarostami. Spanjollët e konsiderojnë se një autore të jashtëzakonshme të njëmbëdhjetë filmave artistikë të realizuar nga viti 1972 deri në 1984 në Shqipëri, ku të gjithë trajtojnë sfidat, zhgënjimet dhe aspiratat e fëmijërisë. Me një ndjeshmëri të pazakontë, Keko portretizon botën dhe vizionin e fëmijës, duke vendosur dëshirat dhe psikologjinë në qendër. E gjithë kjo nënkupton të kuptuarit e fëmijërisë jo si një fazë tranzicioni drejt një moshe tjetër, por si një periudhë më vete, duke respektuar autonominë e djemve dhe vajzave të përcaktuara nga filozofi i pedagogjisë René Schérer. Xhanfise Keko lindi më 27 janar të vitit 1928 në Gjirokastër. E filloi karrierën si montazhiere, një nga shtatë anëtarët themelues të Kinostudios “Shqipëria e Re”, më 1952. Pas një përvoje të gjatë si montazhiere e dokumentariste, filloi karrierën e regjisores më 1971. Për 13 vjet, deri në vitin 1984, Keko realizoi filma artistikë, që janë edhe sot mjaft të pëlqyer, sidomos për fëmijët. Të realizuar artistikisht, por edhe me vlera eduktative, filmat e Xhanfise Kekos kanë konkurruar me dinjitet edhe në festivalet ndërkombëtare. Me filmat e saj Xhanfise Keko u vlerësua me çmime e tituj, si në “Giffoni Film Festival” në Itali, në Festivalin e Filmit në Beograd, Medaljen e Presidentit të Republikës Italiane etj. Por edhe në atdhe Xhanfise Keko do të vlerësohej për punë e saj të madhe në kinematografinë për fëmijë. U vlerësua me “Çmimin e Madh të Republikës”, në vitin 1979. Po në të njëjtin vit iu dha titulli “Artiste e Merituar”, ndërsa 5 vjet më vonë edhe titulli i lartë “Artiste e Popullit”. U nda nga jeta më 22 dhjetor të vitit 2007.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here