I dënuar me 21 vite burg, Izet Haxhia merr vendimin më të fundit

0
510

Izet Haxhia bën rekurs për dosjen “Hajdari”, pasi Haxhia ishte i dënuar me 21 vite burg.

Ish-truproja i Sali Berishës, tashmë është fajtor me vendim të formës së prerë, për ngjarjen e 12 shtatorit 1998, ku mbeti i vrarë pishtari i demokracisë.

Togat e zeza e kanë shpallur fajtor Izet Haxhinë për akuzën “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe duke qenë se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë lihet në fuqi, ish-truproja do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Ish-truproja e Sali Berishës pretendon se është i pafajshëm. Edhe më parë, Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit, por ai nuk e ka pranuar akuzën dhe kërkoi rigjykim me pretendimin se zotëronte prova të reja.

Kujtojmë se, në vitin 2006 Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të vitit 2020 ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here