Pas më shumë se 3 orë deklaratë në SPAK, janë zbardhur detajet e reja që kanë dalë në lidhje dhe me arsyen se përse Vangjush Dako është thirrur.
Në dosjen e kallëzimeve thuhet se mbi të rëndojnë akuzat për shpërdorim në lidhje me situatën e tërmetit të 26 nëntorit.
Një nga kallëzimet është bërë nga banore të një pallati me dyshimin se ka ndryshuar lejen e ndërtimit për një pallat nga 10 kate në 14 kate.
Një tjetër kallëzim është depozituar nga Partia Demokratike në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i nëntorit.