Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtaren Rexhina Merlika pasi gjatë procesit të rivlerësimit i janë gjetur probleme me deklarimin e pasurisë.
Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko, Roland Ilia vendosi shkarkimin e Merlikës.
Rexhina Merlika është bërë pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 1989 dhe më pas në vitin 1993 është bërë kryetare e Gjykatës së Krujës.
Nga viti 2013, Merlika ishte pjesë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë.