Filmi “Koncert në vitin 1936” shfaqet në Zagrebnë kuadër të “Javës së Kosovës”

0
137

Filmi “Koncert në vitin 1936” me regji nga Saimir Kumbaro u shfaq në Zagreb, Kroaci në kuadër të aktivitetit “Java e Kosovës”, organizuar nga Ambasada Shqiptare në Kroaci me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kjo shfaqje u mbajt me bashkëpunimin e Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. AQSHF shprehet se pjesëmarrës në aktivitet ishin funksionarë të ambasadave të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të komunitetit shqiptar në Kroaci. Më regji nga Saimir Kumbaro, skenari është shkruar nga Kiço Blushi. Operator Saim Kokona, kompozitor Limos Dizdari, piktor Astrit Tota, montazhi Nazmie Gazheli. Zëri Xhevat Behri, kostumet Faik Këllezi, grimi Luçije Gjonçaj, Ana Arapi, drejtor filmi Fuat Çano. Prodhuar nga Kinostudio Shqipëria e Re, 1978. Me regji nga regjisori i njohur Saimir Kumbaro, kjo komedi me ngjyra tregon historinë e dy interpretuesve, një pianiste dhe një këngëtare lirike të shkolluara në vendet e Evropës Perëndimore, të cilat vizitojnë qytetet e vogla provinciale të Shqipërisë së vitit 1936 duke marrë me vete pianon, për të sjellë artin e tyre te njerëzit e varfër dhe për të ndikuar në emancipimin e grave. Kur mbërrijnë në qytetin e vogël të Lushnjes për të dhënë koncert, ato ndeshen me paragjykime dhe me pengesa nga autoritetet vendore që paraqiten si perëndimorë, por që në thelb janë në kontrast me ta. Në film është përdorur muzikë origjinale dhe subjekti bazohet në aktivitetin e sopranos shqiptare Tefta Tashko-Koço (1910-1947), portretizuar bukur nga aktorja Manushaqe Qinami. Kasti i filmit përfshin disa nga aktorët më të shquar shqiptarë. Filmi “Koncert në vitin 1936” u restaurua në mënyrë digjitale nga Quality Matters, me bazë në Mumbai, Indi nga një ekip restauruesish udhëhequr nga Koushik Prassanta Bhattacharya. Skanimi i elementit origjinal negativ i figurës u krye në Kinematekën e Malit të Zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here