Koncerti “O Dolci Baci” ngjit në skenë artistët shqiptarë dhe italianë

0
117

Koncerti “O Dolci Baci” me një program të pasur muzikor u zhvillua mbrëmjen e 14 shkurtit në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Koncerti solli në skenë artistët shqiptarë dhe të huaj. Koncerti erdhi si një bashkëpunim mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Konservatorit Shtetëror të Salernos “Giuseppe Martucci”. Orkestra Simfonike e TKOB-së, dirigjuar nga maestro Vakhtang Gabidzashvili e ndjekur nga talenti i veçantë i solistëve lirik. Një koncert simfonik vokal, ku erdhën ariet më të njohura si “L’elisir d’amore”, “Madama Butterfly”, “Magic Flute”, etj. Solistë të TKOB ishin Artur Vera, Amelda Papa,Bledar Domi, Matias Xheli,Redon Sinella,Suada Gjergji, me pjesëmarrjen e veçantë të Isabella Porros. Këtë muaj në TKOB, u bashkua edhe grupi i dytë i studentëve italianë???????? të degës së kantos, në kuadër të bashkëpunimit të ndërlidhur me Konservatorin Shtetëror të Salernos “Giuseppe Martucci”.Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit (TKOB) mirëpriti Francesca Siani, Alessandra Basso, Giorgia Vitiello, Lau Fortino, shoqëruar nga pedagogët e tyre profesionistë, Maffia Fluvio dhe Irene Tortora, nën kujdesin e veçantë të dirigjentit Sipari di Pescasseroli, i cili vijon të mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj për të rinjtë e operës. Këta studentë me interpretimin e tyre më 14 shkurt iu bashkuan koncertit “O DolciBaci”, që vjen në vijim të aktivitetit artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Më parë për programin artistik të këtij viti drejtoresha e TKOB Abigeila Voshtina tha se është  hartuar një program i pasur intensiv dhe ambicioz, me synim sigurimin e rritjes së cilësisë artistike. Mes premierave, drejtoresha Abigeila Voshtina tha se dallohen tituj veprash që vijnë për herë të parë në skenën shqiptare, ashtu sikurse ka edhe rivënie të disa veprave, që kthehen pas shumë vitesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here