Këngë burimore dhe koralet e përpunuara vijnë me koncertin “Shqipëria ime”. Këtë mbrëmje grupi vokal dhe solistët e Ansamblit Popullor do të jenë në skenë për publikun. Të bashkuar harmonikisht, recitali i korit të Ansamblit Popullor sjell krijimet më të bukura muzikore të trevave shqiptare. Këngëtari Gramoz Burba ideator i koncertit, që do të zhvillohet këtë mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor thotë se ky koncert ka si qëllim dhe kalimin e trashëgimisë tek brezat e rinj. “Koncerti “Shqipëria ime” vjen për ruajtjen e gjithë trashëgimisë së repertorit të Ansamblit Popullor, sepse janë bërë ndryshime dhe me njerëz dhe kishte kohë që nuk interpretoheshin këngët nga repertori i hershëm i ansamblit, por edhe krijimtarisë së re qëështë e pas viteve ’90. Koncerti përmban një repertor të pasur e të larmishëm, me këngë burimore dhe koralet e përpunuara”, tregon ai. Këngëtari i njohur Gramoz Burba thotë se koncertit “Shqipëria ime”vjen në skenë me një program të pasur muzikor, ku sipas tij një vend të veçantë do të zërë dhe polifonia labe. Burba shprehet se në këtë koncert është krijimtaria e autorëve të njohur shqiptarë. “Programi muzikor në koncertin “Shqipëria ime” është i pasur dhe ka një shtrirje gjeografike pothuajse në të gjithë hapësirën shqiptare. Programi muzikor përfshin nga Kosova deri në Çamëri, me këngët më të mira të folkut shqiptar, natyrisht të përpunuara. Vend të posaçëm zë dhe polifonia labe, qëështë një vlerë në UNESCO. Në koncert është krijimtaria më e mirë e autorëve shqiptarë si Çesk Zadeja, Pjetër Gaci, Xhemal Laçi, Haxhi Dalipi, etj”, tregon Gramoz Burba për këtë koncert premierë, qëështë dhe i pari i grupit vokal për këtë vit.
Aktiviteti grupit vokal
Këngëtari Gramoz Burba thotë se është një koncert që bëhet edhe për të evidentuar punën e grupit vokal. Burba tregon se grupi vokal pas viteve ’90 ka funksionuar edhe si strukturë më vete jashtë Ansamblit Popullor. “Ka marrë pjesë në disa festival ndërkombëtare në Itali, Gjermani, Zvicër, Austri, Spanjë ku ka performuar me repertorin e tij dhe është vlerësuar me çmime nderi në kompeticionet që ka marrë pjesë.Një koncert,qëështë me muzikë shqiptare të pastër”, shprehet ai.Në këtëkoncert kemi njëgërshetim të këngëtarëve të vjetër me të rinj, ku dallohen Aranit Hoxha, Malvina Lika, Adela Mesuti, Rajmond Kllogjeri, Avni Miraka, Denisa Gjezo, etj. Koncerti “Shqipëria ime”, sipas Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor me interpretime mahnitëse në instrumente të solistëve, do të flasë shumë mbi identitetin tonë kulturor e përcjelljen e tij te brezat e rinj. Ideatori Gramoz Burba dhe drejtuesi i Orkestrës së Ansamblit Popullor, Alban Tahiri, premtojnë emocione të veçanta për atdhedashurinë, bashkë me dirigjentin Vladimir Hasimi, grupin koral dhe solistët e vokalit të Ansamblit Popullor.