Kryeministri i Kosovës Albin Kurti se deklaruar se Kosova e pranon propozimin evropian, të njohur si planin franko-gjerman.
Pas takimit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbim Miroslav Lacjak, Kurti e ka konfirmuar se e ka pranuar propozimin e evropianëve për normalizim të raporteve me Serbinë.
Sipas Kurtit një propozim i tillë është një bazë e mirë për të ecur përpara me diskutimet.
“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje”, ka shkruar Kurti.