Menjëherë pasi njoftoi protestën e radhës së opozitës më datë 11 Shkurt para kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha, ka mbledhur Grupin Parlamentar.
Berisha tha se ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka kërcënuar me mesazhe të turpshme.
Sali Berisha: Yuri Kim është “McGonigal” me fustan. Thirri njëri pas tjetrit deputetët e PD-së për t’i përpunuar manipuluar. Nuk është marrë me më pak manipulime duke i dërguar Sali Berishës mesazhe kërcënuese të turpshme. Nuk është marrë me më pak manipulime duke përdorur citate të Enver Hoxhës kundër popullit opozitar” tha ai.