Rrahmani: Napoli im super, tani i motivuar për të fituar titullin

0
523

Ish-mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, tani kapiten i Kosovës, Amir Rrahmani, beson se Napoli ku ai bën pjesë mund ta fitojë titullin e kampionit në Serie A. Napoli është shkëputur në krye të tabelës me 50 pikë të mbledhura, 12 më shumë se Milani që renditet i dyti, pas 19 xhirove të zhvilluara. Rrahmani shton se nëse Napoli vazhdon me paraqitje të mira siç ka bërë deri më tani, atëherë mund t’i fitojë edhe ndeshjet e mbetura për ta fituar titullin e kampionit për herë të parë që nga viti 1990. “Diferenca prej 12 pikëve është një sinjal që po bëjmë mirë, por jemi vetëm në gjysmë të rrugës dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm. Në mendjen tonë ne ende nuk kemi bërë asgjë dhe në secilën ndeshje futemi për tri pikët. Synimi ynë është të shënojmë gola dhe të mos pranojmë”, tha Rrahmani të enjten në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”. “Kemi ardhur në gjysmë të rrugës për titullin, por kemi edhe shumë ndeshje para vetes. Rruga është e gjatë, por ne besojmë se nëse luajmë siç kemi luajtur deri më tani, mund t’i fitojmë edhe këto ndeshje”. Krahas titullit të kampionit, Rrahmani pret që Napoli të shkojë larg edhe në Ligën e Kampionëve. Napoli është kualifikuar në 1/8 e finales së Championsit si lider i Grupit A, ku ka shënuar pesë fitore në gjashtë ndeshje të luajtura. Në fazën nokaut, Napoli do të përballet me skuadrën e Eintraht Frankfurtit. Mbrojtësi i qendrës beson se Napoli mund ta kalojë të paktën edhe këtë fazë. “Besoj se punë të mirë kemi bërë këtë sezon edhe në Champions. Përfunduam të parët në grup që nuk ishte aspak i lehtë për shkak të kundërshtarëve të fortë. Tani të shpresojmë që ta kalojmë këtë fazë dhe të kualifikohemi në çerekfinale duke vendosur rekord të klubit”, shtoi Rrahmani. Futbollisti pati një dëmtim por e kaloi dhe tani është lider tek Napoli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here