Kroacia përplaset me Holandën, Spanja me Italinë

0
104

Përfaqësuesja e Kroacisë do të përballet me Holandën në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në muajin qershor, ndërsa Italia dhe Spanja do ta përsërisin rivalitetin e tyre në gjysmëfinalen tjetër të kësaj gare. Katër Kombëtaret ishin fituese të grupeve përkatëse në Ligën A vitin e kaluar dhe do të përballen në mes vete në një miniturne në mesvit për ta vendosur titullin e edicionit 2022/23. Në shortin e së mërkurës, i hedhur në Nion të Zvicrës, “Tulipanët”, që do ta organizojnë këtë fazë, do t’i presin kroatët, gjysmëfinalistë të freskët në Kupën e Botës, që u mbajt në Katar. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Roterdam më 14 qershor, kurse “Azzurri” dhe “Stuhia e Kuqe” do të ballafaqohen mes vete në Ensçede një ditë më pas. Fituesit e këtyre dueleve do të luajnë në finalen e 18 qershorit në Roterdam, ndërsa loja për vend të tretë të “play-off”-it do të luhet pak orë më herët në të njëjtën ditë në Ensçede. Spanja ishte finaliste e edicionit të kaluar pasi u mund nga Franca 1:2 në Milano në vitin 2021. Italia dhe Holanda dotë marrin pjesë për herë të dytë në këtë fazë, kurse Kroacia për herë të parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here