Partizani mund të fitojë nga 20% i Skukës miliona euro, varet nga vlera e transferimit

0
201

Partizani ka firmosur dy ditë më parë shitjen më të shtrenjtë ndonjëherë në futbollin shqiptar. Ka dhënë sulmuesin Xhuliano Skuka tek Metz francez për 1.4 mln euro, shifra më e madhe e shitjes së një lojtari të kampionatit shqiptar në tregun e futbollistëve. Padyshim ë Partizani fiton goxha para nga lëvizja, por do të fitojë edhe më shumë (20% të transferimit) nëse lojtari pas një viti apo dy vjetësh bën një transferim akoma më të madh drejt një klubi më cilësor në Europë.

Vlera e transferimit dhe fitimet e Partizanit

Ka qenë menaxheri Shkumbin Qormemeti që ka siguruar lëvizjen, duke bërë një supergol edhe sa i takon pozitës së tij në treg, por edhe një lëvizje surprizë për klubin e kuq e për vetë lojtari. “Më bëhet qejfi sepse nxjerrim një futbollist shqiptar nga Superiorja që arrin këto shifra marramendëse për futbollin shqiptar. Transferimi i Skukës është për vlerën e 1.4 milionë eurove dhe 20% nga shitja e ardhshme e Skukës e mban Partizani. Një shifër që në fillim ishte më e ulët, por pasi u futën disa ekipe të tjera dhe skuadra franceze, u rrit. Besoj ishte lëvizja më e mirë dhe shifra më e mirë për një klub shqiptar. Futbolli është biznes, por duhet parë edhe në anën sportive se cila është mundësia më e mirë për të arritur kulmin. Për Skukën, Metzi është një shtëpi e dytë, ai ka jetuar the dhe ndihet në shtëpinë e vet. Por, duhet ta dimë që Metz është një nga klubet më me emër dhe që bën transferime të mëdha. Mund të përmendim Traore që u shit te Ulverhempton për 13 mln euro, shitën një mbrojtës te Montpelier për 6 mln euro, është një klub që ka ndër akademitë më të mira në Francë dhe që bën shitje nga më të mirat. Unë besoj se vendin e ka në Ligue 1, klubi insistoi për Skukën që të ngjitet në elitë. U vendos për Metzin jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë sportive”, nënvizoi Qormemeti.

Bashkëpunimi me Partizanin dhe falënderimi për Gaz Demin dhe Olsi Ramën

“Ishte tratativa e parë që bëra me klubin Partizani dhe kam një falenderim për presidentin Gaz Demi, një marrëveshje shumë profesionale. I qëndruam fjalës, kam një respekt të veçantë, por njëjtë edhe për drejtorin Olsi Rama. Ai sikur e dinte, e mori me parametër zero Skukën dhe tashmë i solli një pasuri Partizanit. Franca është vendi më i lehtë dhe më i mirë për Skukën për të bërë një tjetër goditje në të ardhmen, pasi shihet si një aset për t’u shitur. Është një marrëveshje shumë profesionale dhe shumë e mirë për Partizanin”, thotë Qorrmemeti.

Flet Skuka: E njoh këtë qytet, kam avantazhe

Menjëherë pas prezantimit në klubin që militon në Ligue 2, sulmuesi i talentuar shqiptar dha një intervistë për “SuperSport”-in, ku rrëfeu emocionet e transferimit te Metz, skuadër e një qyteti ku Skuka ka jetuar edhe më herët dhe ka luajtur me ekipet e moshave. “Ndihem i vlerësuar, pasi u bëra lojtari më i shtrenjtë. E dija që do të arrija lart, pasi kisha shumë besim te cilësitë e mia dhe te puna ime, ndaj e prisja. Fakti që kam jetuar këtu dhe që njoh mirë gjuhën, më ka ndihmuar shumë, në çdo gjë. Si në stërvitje, në të kuptuarit e ushtrimeve, në komunikim e çdo gjë tjetër”, tha Skuka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here