Pedagogia Aida Bani është shprehur se në liqenin e Ohrit ka një sasi të madhe të pranisë së hekurit.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ajo tha se në bazë të studimeve që kanë bërë nuk rezulton që tek peshqit nuk ka kaluar sasi hekuri.
Po ashtu ajo theksoi se duhen parë ushqyesit e peshqve nëse kanë apo jo prani metali.
“Kromi nikeli që vjen nga minierat është i lartë, kjo ka vite që ndodh. Niveli i metalit është në rritje. Ne kemi marrë mostra që nga viti 2012 dhe niveli i këtyre elemente në sendimente është më i lartë se normat e lejuara.
Në ujë është vetëm hekuri. Në peshq nuk ka kaluar. I kemi bërë analizat për nivelin e metaleve dhe nuk kemi gjetur gjë. Peshqit marrin ushqyes të ndryshëm. Duhen parë ushqyesit e peshqve nëse kanë prani metali.”- tha ajo.