Google search engine
Home Bota “Tragjedi e tmerrshme”/ Mes 18 viktimave, ministri dhe 2 zyrtarët ukrainas! Zelensky...

“Tragjedi e tmerrshme”/ Mes 18 viktimave, ministri dhe 2 zyrtarët ukrainas! Zelensky reagon pas rrëzimit të helikopterit dhe iu jep ultimatum shërbimeve të sigurisë

0
148

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka konsideruar “tragjedi të tmerrshme” rrëzimin e helikopterit në Brovary.

Zelensky konfirmoi se ministri i brendshëm Denis Monastyrsky, zëvendësministri i parë Yevheniy Yenin dhe sekretari i shtetit Yuriy Lubkovychis humbën jetën në aksidentin e rëndë me 18 viktima.

Ai tha se ka urdhëruar shërbimet e sigurisë ukrainase të “zbulojnë të gjitha rrethanat e incidentit”.

“Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme ishin patriotë të vërtetë të Ukrainës. U prehshin në paqe të gjithë ata që iu humbën jetën këtë mëngjes të zi”, shtoi ai.

Rrëzimi i helikopterit mëngjesin e sotëm ka ndodhur në Brovary, në periferi të Kievit.

Helikopteri u rrëzua në orën lokale 8:20 të mëngjesit, sipas një postimi në Telegram nga Shërbimet e Emergjencave, “duke dëmtuar një ndërtesë parashkollore, dritaret e një ndërtese banimi 14 katëshe dhe tre makina”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here