Google search engine
Home Lifestyle Amos “i thërret mendjes” dhe ia plas në fytyrë Oltës: Ti përcjell...

Amos “i thërret mendjes” dhe ia plas në fytyrë Oltës: Ti përcjell vetëm energji negative, i ke sulmuar të gjithë

0
305

Pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar, banorët u mblodhën në oborr për të darkuar dhe per te festuar ditëlindjen e Kiarës.

Amosi i cili ka qenë një prej banorëve që ka mbështetur Oltën thuajse në çdo debat, i kërkoi asaj të heqë dorë nga raporti Luiz-Kiara.

Amosi i tha Oltës se që kur ai dhe banorët e tjerë kanë hyrë në shtëpi, ajo ka përcjellë vetëm energji negative, duke i sulmuar të gjithë.

Nga ana tjetër, Dea Mishel tha se ata janë askushi për të paragjykuar qëndrimin e Kiarës, pasi ajo ka ndjenja për Luizin.

Raporti i krijuar mes Deas dhe Amos u komentua edhe nga opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari.Lekatari mendon se marrëdhenia mes Deas dhe Amosit nuk do të zgjasë për shumë gjatë. Arbër mendon se i sheh të afërt dhe se i pëlqen mënyra se si ata komunikojnë me njëri tjetrin.

Ai shtoi se Amos dhe Dea kanë të gjithë kohën e botës për tu njohur apo për të forcuar këtë marrëdhënie.Edhe të eliminuarit e komentuan raportin e dyshes. Genti tha se i sheh më të sofistikuar si ‘çift’, ndryshe nga Luizi që është më i drejtëpërdrejtë me Kiarën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here