Google search engine
Home Sport Xhaka konfirmohet lider i Arsenalit, mediat angleze: Fiton Premier League

Xhaka konfirmohet lider i Arsenalit, mediat angleze: Fiton Premier League

0
137

Lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën kanë shumë cilësi dhe këtë e dëshmon fakti se gjatë viteve të fundit ata kanë mundur të shkojnë deri në fazat me eliminim direkt në kompeticionet e mëdha europiane e botërore, sikurse ndodhi dhe në Botërorin e fundit të Katarit. Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka janë shtyllë e skuadrës zvicerane dhe lojtarë me kontribute. Ky i fundit është në qendër të vëmendjen edhe në shtypin sportiv britanik, për rolin që ka në skuadrën e Arsenalit, si lideri dhe padyshim si lojtar që bën diferencë, por edhe për temperamentin e tij. Me pak fjalë, Granit Xhaka ka dëshmuar edhe njëherë se është një lider. Të dielën, Arsenali shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim kundër Totenhem Hotspurit, duke rritur diferencën në 8 pikë ndaj Mançester Sitit, që renditet i dyti në tabelë. Së fundmi janë publikuar disa pamje nga ngrohjet e zakonshme para ndeshjes, ku shihet Xhaka duke motivuar bashkëlojtarët e tij. E fjalimi i tij dha edhe efekt, pasi “Topçinjtë” triumfuan me rezultatin e pastër, 0:2. Mesfushori nga Kosova, i cili është i pazëvendësueshëm në formacionin bazë të Mikel Artetas, luajti edhe në këtë derbi për 90 minuta – teksa paraqitja e tij ishte sërish për t’u vlerësuar. Ndryshe, Arsenali prin në tabelë me 47 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve të zhvilluara.

Trajneri vrapon të evitojë sherrin e Xhakës

Ndërkohë, duke u kthyer tek çështja e Xhakës pas ndeshjes së fundit kundër Totenhemit, tifozët mbetën të habitur derisa shikuan trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta, derisa ndiqte Granit Xhakën, për të penguar atë që të përplaset me lojtarët e Totenhemit. Kjo ndodhi pas ndeshjes së luajtur të dielën mbrëma. Arsenali shënoi fitore të madhe dhe bëri hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit. Arsenali fitoi 2:0 në stadiumin e Totenhemit. Një autogol i Hugo Lloris dhe goli i mesfushorit Martin Odegard, vendosën sfidën e Londrës. Situata u tensionua pas ndeshjes. Portieri i Arsenalit, Aaron Ramsdale pati një përplasje me Riçarlisonin, para se të goditej nga një tifoz i Totenhemit. Kjo bëri që lojtarët e të dy skuadrave të përfshihen, duke detyruar Artetan të ndërhyjë për të larguar lojtarët e tij, shkruan “Daily Mail”. Ai mund të ketë menduar se ia doli para se ta shihte Granit Xhakën duke u kthyer për përballje tjetër. Xhaka është i njohur edhe për ballafaqimin me lojtarët e skuadrave kundërshtare. Trajneri i Arsenalit, Arteta, ka parashikuar se çfarë mund të ndodhte dhe vazhdoi të vraponte pas mesfushorit. E ka tërhequr atë, derisa mundohej të buzëqeshte. Videoja shpejtë bëri xhiron në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar komentet interesante nga tifozët e Arsenalit. “Më pëlqen se si Arteta e ndjekë Xhakën për ta ndalur atë që të luftojë me të gjithë”, ka shkruar një tifoz. “Ju e dini se Xhaka do të bëj ndonjë budallallëk nëse e detyron Artetan të vrapojë ashtu”, ka shkruar një tjetër. “Kjo më ka ‘mbytur’ për disa orë. Të gjithë e kanë një shok si Xhaka”. Shqiptari ka kthyer besimin e tifozëve të Arsenalit dhe po shfaq nivel të lartë, aq sa mediat angleze e shohin si fitues të Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here