“Pasardhësi” i Vladimir Putinit që e shpëtoi atë nga ariu po përgatit planin e tmerrshëm që do të shkaktojë kaosin e madh në Ukrainë

0
103

Vladimir Putin ka njoftuar se është hapur një kurs trajnimi për prodhimin dhe përdorimin e dronëve nga operatorët  ushtarakë të Rusisë. Ky hap do të nënkuptonte se në Ukrainë do të kishte më shumë kaos. Kjo nismë i është besuar 50 vjeçarit Alexei Dyuminit i cili është një ish-truproje e Putinitsi dhe ish-zëvendësministër i Mbrojtjes, i cili në vitin 2014 drejtoi fshehurazi operacionin për nxjerrjen e presidentit të rrëzuar ukrainas dhe të preferuarin e Kremlinit Viktor Janukoviç nga Krimea dhe siguroi transferimin e tij në Rusi. Mendohet se ai e fitoi besimin e Putinit duke e shpëtuar atë nga  dhëmbët e një ariu që u përpoq të hynte në rezidencën e largët malore të presidentit. Ish-truproja e Putinit ka rekrutuar një mori instruktorësh ushtarakë për të trajnuar një ushtri të re operatorësh dronësh ndërsa Rusia kërkon të rifitojë epërsinë ajrore në luftën e saj kundër Ukrainës. Të diplomuarit e shkollës i nënshtrohen trajnimit intensiv përpara se të marrin një certifikatë, dhe pas kësaj  ata dërgohen direkt në Ukrainë për të nisur sulmet me dron ose për të kryer operacione inteligjence dhe zbulimi. Dyumin shërbeu si nënkryetar i shërbimit të inteligjencës ushtarake si dhe mban gradën ushtarake të gjeneral-lejtnant. Ai ka qenë gjithashtu edhe nënkryetar i gardës presidenciale. Tani Putini po e përdor atë gjithnjë e më shumë si person për të zgjidhur problemin e përshpejtimit të furnizimeve ushtarake në fushën e betejës në Ukrainë. Putin u takua me Dyumin gjatë një udhëtimi shtetëror në Tula muajin e kaluar, për të vizituar një fabrikë të madhe armësh ku Dyumin po mbikëqyrte veprimet që synonin rritjen e prodhimit. Putini u pa më pas duke inspektuar automjetet e blinduara në fabrikën e armëve Shcheglovsky Shaft SHA. Ky i fundit shihet si një pasardhës i mundshëm i presidentit rus nëse Putini detyrohet të japë dorëheqjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here