Fitorja e El Clasicos kundër Realit të Madridity në një vend sheikësh e në një stadium me emër mbreti ka peshën e vet në imazh. Barcelona festoi në Arabinë Saudite titullin e saj numër 14 në historinë e Superkupës së Spanjës teksa mposhti në “El Clasico”, rivalët e përbetuar të Real Madrid me rezultatin 1-3. Katalanasit ia dolën falë golave të Gavit, Pedrit dhe Levandovskit. Një triumf i rëndësishëm që ishte edhe i pari në epokën Ksavi Hernandez, por edhe i pari pas “erës” Mesi. Barcelona nuk festonte një trofe prej vitit 2017, kur në prill mposhti në finalen e Kupës së Mbretit, Athletik Bilbao me rezultatin 4-0. Në atë kohë, pjesë e skuadrës ishte edhe Lionel Mesi. Janë plot 638 ditë që nga ajo kohë, me Barcelonën që dukej sikur ishte e mallkuar sidomos pas largimit të Mesit. Megjithatë, tashmë me trajnerin 42-vjeçar në krye duket sikur skuadra mund të rikthehet e të festojë ashtu siç bënte edhe kur Ksavi ishte në fushë. Tifozët tashmë shpresojnë te një cikël i ri ndërsa synimi i madh është La Liga, aty ku për momentin “blaugranët” kryesojnë renditjen. Një tjetër trofe në lojë është edhe Europa League








































