Moti do të “tërbohet”, Bashkia e Vlorës del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

0
155

Sipas parashikimeve nga meteorologët, moti pritet të përkeqësohet në orët në vazhdim.

Bashkia e Vlorës i ka bërë apel qytetarëve të saj të shmangin lëvizjet e panevojshëm me automjet në akset problematike si edhe parkimin e automjeteve në to.

Në njoftim thuhet se reshjet e shiut do të intesifikohen në vazhdim dhe do të shoqërohen me stuhi të forta.

Bashkia vlore—Të nderuar qytetarë!

Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.

Reshjet e shiut do të intensifikohen në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.

Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime.

Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here