Sherr, grushte dhe plumb në bark! Si ndodhi konflikti në mes të Fierit

0
261

Një 50-vjeçar u plagos me armë zjarri këtë të premte në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 në lagjen “11 Janari”, ku Dashamir Muçaj pas një konflikti të çastit u qëllua në bark me armë zjarri nga 52-vjeçari, Altin Nika.

I plagosuri u dërgua me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa autori i dyshuar u largua me shpejtësi.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa hetuesit mblodhën provat e para në vendngjarje si dhe sekuestruan kamerat e sigurisë.

Po ashtu u ngritën pika të shumta kontrolli në të gjithë territorin e qarkut me qëllim kapjen e 52-vjeçari, Altin Nika. Autori mësohet se është me precedent penalë, pasi ka qenë një herë i dënuar për falsifikim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here