Google search engine
Home Politike Drejtesi U kap në Gramsh, ‘spiunia’ ruse u bën thirrje autoriteteve: Mos më...

U kap në Gramsh, ‘spiunia’ ruse u bën thirrje autoriteteve: Mos më ekstradoni në Moskë, do të më persekutojn

0
141

Rusja Svetlana Valerevna Timoveva, e cila u arrestua në muajin gusht pas sulmit në uzinën e Armëve në Gramsh, ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të mos ekstradohet në Rusi, pasi ndihet e pasigurtë për jetën.

“Nuk dua, nuk dëshiroj të ekstradohem për në Rusi, pasi Rusia më kërkon në bazë të vendimit te tij gjyqësor, por unë rrezikoj që t’i nënshtrohem dënimeve të tjera për veprime që nuk janë shkelje të ligjit por që ndaj personit tim do veprohet në këtë mënyrë. Kjo për faktin që unë kam qenë kundër sulmit në Ukrainë. Në lidhje me qëndrimin politik të Putinit mbi luftën në Ukrainë unë kam dalë hapur në rrjetet sociale”, është shprehur Timoveva.

Sipas burimeve të gazetarit Muhamed Veliu, Timoveva kur është intervistuar për çështjen e ekstradimit, ka shpjeguar motivet se e kundërshtisë së saj për këtë kërkesë të Rusisë. Ajo ka thënë se nëse ekstradohet në Rusi, mund të persekutohet për shkak të bindjeve sociale e politike, pasi ajo shton se ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër luftës në Ukrainë.

“Nëse unë do të ekstradohem në Rusi unë do të persekutohem për shkak të bindjeve të mia sociale, politike, përkatësisë kombëtare, respektimit të ndarjes ndërmjet shteteve. Personi im nuk është i sigurt në shtetin rus pasi kërkon të më dënojë për një çështje ku unë jam dëshmitare”, ka thënë rusja.

Kujtojmë se pak javë më parë Rusia i përcolli Shqipërisë kërkesën për ekstradim në ngarkim të Timofevas, me akuzën e kryerjes së veprës penale të “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”.

Ndaj saj është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg” dhe është shpallur në kërkim nga Federata Ruse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here