Google search engine
Home Sociale Pushimet dimërore, zbulohen datat, ja kur do të kthehen studentët dhe nxënësit...

Pushimet dimërore, zbulohen datat, ja kur do të kthehen studentët dhe nxënësit nëpër klasa

0
337

Nxënësit dhe studentët kanë nisur zyrtarisht pushimet dimërore që zgjasin gati dy javë, në kuadër të festave të fundvitit. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do të rikthehen në shkollë më 5 janar 2023.

Ndërsa procesi mësimor  në universitetet do të rifillojë javën e dytë të vitit të ardhshëm, më 9 janar 2023. Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit theksohet gjithashtu se këtë vit shkollor do të rikthehen edhe pushimet e pranverës, të hequra prej shumë vitesh.

Në datat 3-9 prill 2023, nxënësit nga klasa e parë në klasën e 9-të do të kenë pushimet e pranverës. Ministria e Arsimit ka publikuar gjithashtu datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2023. Provimi i parë do të jetë ai i anglishtes, i cili do të zhvillohet më 1 qershor. Provimi i dytë do jetë për Gjuhën shqipe dhe Letërsinë, i cili është vendosur të zhvillohet me 7 qershor. Provimi i Matematikës, është provimi i tretë për maturantë dhe do zhvillohet më datë 13 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here