Milani e kërkon me të madhe, por Broja s’e tradhton Ҫelsin

0
383

Kombëtarja mbylli vitin 2022 me një fitore të vetme, atë ndaj Armenisë, pikërisht në miqësoren e luajtur para pak javësh në “Air Albania”. Por në tërësinë e saj përfaqësuesja nuk realizoi ndonjë objektiv e për këtë arsye ajo u shigjetua nga kritikët e bashkë me të edhe trajneri Edi Reja dhe lojtarët. Ndër kuqezinjtë prej të cilëve pritej më shumë ishte Armando Broja, por lojtari kaloi disa dëmtime që nuk ia mundësuan më të mirën, ndërsa aktivizimi në Kombëtare nuk ishte i rregullt. Gjithsesi, Broja është ndër lojtarët shqiptarë më të kërkuar në treg dhe duhet pranuar se klubet italiane janë ato që ngulmojnë më shumë për të.

Ofertat dhe situata e sulmuesit

Mediat italiane shkruajnë se Broja është një nga lojtarët që vazhdon të jetë në qendër të merkatos, me sulmuesin shqiptar që ndodhet në radarët e Milanit. Edhe pse ai sigurisht nuk është një lojtar i përhershëm për Graham Poter, blutë e Londrës nuk kanë ndërmend të shesin Armando Brojën në fund të sezonit. Të paktën jo plotësisht. Ky është mesazhi që ka marrë Milani ditët e fundit. Rinovimi i kontratës deri në vitin 2028-të për sulmuesin shqiptar, është një sinjal i qartë që e mbështet këtë qëndrim. E vetmja zgjidhje e mundshme do të ishte ajo e një shitjeje, por me të drejtën e riblerjes, e cila për momentin nuk është në interes të Milanit, që është i destinuar të kërkojë diku tjetër për sa i përket përforcimit të repartit sulmues që do t’i duhet kaq shumë trajnerit Pioli. Ndërkohë 20- vjeçari nga Malësia e Madhe ka udhëtuar me Çelsin në Abu Dabi, aty ku blutë do të zhvillojnë fazën përgatitore të dimrit.

“Calciomercato” e sheh të vështirë transferimin tek Milani

Ai, Armando Broja, i ka të gjitha karakteristikat për t’u vendosur në idenë e futbollit të Stefano Piolit dhe gjithashtu gëzon vlerësimin maksimal të Frederik Masarës, drejtorit sportiv të Milanit. Kontaktet mes klubit italian dhe përfaqësuesve të lojtarit kanë vazhduar prej disa javësh, por rruga për të arritur objektivin final është “malore”. Kështu të paktën shkruan edhe “Calciomercato”.

Qëndrimi i Brojës për merkaton, besnikëri ndaj ?elsit

Por duket se 21-vjeçari nuk mendon ende për merkaton, me fokusin e tij që ndodhet vetëm te Çelsi për momentin dhe për ndeshjet e ardhshme që do të zhvillojnë “Blutë”. Në një intervistë të shkurtër për klubin nga Abu Dhabi, aty ku është akomoduar dhe skuadra, Broja shprehet se skuadra e ka mëndjen te sfidat me Aston Vilën dhe Bërnmuthin, me të cilat do të ndeshet pas përfundimit të Botërorit. “Jemi stërvitur shumë për këtë në Kobham (qëndra stërvitore e Çelsit), e cila shkoi shumë mirë dhe tani po vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë në një mot të nxehtë. Kemi përpara Aston Vilën dhe Bërnumuthin, të cilat janë ndeshje të rëndësishme. Do të fokusohemi te këto dy ndeshje, të cilat jo vetëm që mendojmë t’i fitojmë, por dhe që të kem disa minuta”, ishin fjalët e Brojës. Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka fituar besimin e trajnerit Graham Poter, i cili e ka aktivizuar në dy sfidat e fundit si titullar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here