Deklarata/ Lahm: Lojtarët e Gjermanisë, njerëz ‘pa gjak’

0
190

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Filip Lahm ka kritikuar ashpër paraqitjen e Gjermanisë në Kupën e Botës në Katar. Ai është i habitur se si Gjermania u eliminua herët në Botërorin e Katarit. Lahm me Gjermaninë fitoi Kupën e Botës në vitin 2014, kurse lojtarët e tanishëm nuk kaluan as grupin, diçka që nuk mendohej më herët për një përfaqësuese si ajo e Gjermanisë, që konsiderohet në çdo kampionat favorite për trofeun. “Më habit eliminimi, sepse sigurisht që kemi cilësi në radhët tona. Lojtarët luajnë për ekipet më të mira, kanë përvojë ndërkombëtare dhe si gjerman, nuk jemi mësuar të eliminohemi herët. Ajo që na mungon është stabiliteti, veçanërisht në mbrojtje. Një ekip i vërtete nuk u shfaq kurrë. Duhet të kemi një ekip që i beson njëri-tjetrit dhe kjo duhet të jetë detyra dhe synimi për Evropianin që mbahet në shtëpi”, ka thënë Lahm për mediat gjermane, ndërkohë që zxien debate për ardhmërinë e skuadrës dhe pozitën e trajnerit Flick. Ndcërkohë, Lahm është shef organizativ i Evropiani 2024 që do të mbahet në Gjermani. Kujtojmë që Gjermania u eliminua në grupin E, nga aty ku u kualifikua Spanja dhe Japonia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here