Breshka më e vjetër në botë ka sot ditëlindjen, nuk do e besoni dot sa vjeç bën Jonathan

0
301

Breshka më e vjetër në botë ka jetuar mes dy Luftërave Botërore, ka parë ngritjen dhe rënien e Perandorisë Britanike, ndërsa sot ka mbushur plot 190 vjeç.

Jonathan, breshka gjigante e ishujve Sejshelles është aktualisht kafsha më e vjetër e planetit Tokë si dhe  cheloniani më i vjetër i regjistruar ndonjëherë.

I lindur në fillim të viteve 1800, Jonathan ka jetuar në Shën Helenë, një ishull i vendosur në mes të Oqeanit Atlantik Jugor, që nga viti 1882.

 

Mosha e Jonathan është një hamendësim, megjithatë i përllogaritur me kujdes nga ekspertët e faunës. Në këtë fotografi të mbërritjes së tij në ishullin e Shën Helenës, dallohet se ai ishte plotësisht i pjekur dhe të paktën 50 vjeç kur mbërriti nga Seychelles në 1882, megjithëse ka të ngjarë që të jetë edhe më i vjetër.

Joe Hollins filloi të kujdesej për Jonathanin kur ai punonte si veteriner i Shën Helena-s dhe, megjithëse tani në pension, ende ndihmon për t’u kujdesur për breshkën.

Kur mendoni, që ai u çel në vitin 1832 – epoka gjeorgjiane – o Zot, sa ndryshon bota. Luftërat botërore, ngritja dhe rënia e Perandorisë Britanike, shumë guvernatorë, mbretër dhe mbretëresha që kanë kaluar, është mjaft e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here