Google search engine
Home Politike Skandal, ja si AZHBR që drejtohej nga ministrja Frida Krifca harxhoi 1.8...

Skandal, ja si AZHBR që drejtohej nga ministrja Frida Krifca harxhoi 1.8 miliardë lekë honorare dhe tenderë në shkelje të ligjit, zbardhet dokumenti

0
195

AZHBR është zhytur në borxhe dhe bën shpenzime pa kriter nga arka e shtetit. Në një hetim të kryer për tre fitet e fundit në këtë institucion Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një sërë shkeljesh dhe abuzimesh. Sipas të dhënave të publikuara vetëm për pagat për orë shtesë të punonjësve dhe për detyrime të tjera ndaj tyre, AZHBR ka shpenzuar 1.4 miliardë lekë, por këto shpenzime nuk janë të regjistruara me dokumentacion sipas ligjit.  Madje, AZHBR ka shpenzuar gjatë vitit 2020 mbi 72 milionë lekë në një tender për blerje karburanti, që gjithashtu është kryer në shkelje të ligjit për prokurimit. 72 milionë lekë konsiderohet një vlerë tepër e lartë për këtë shpenzim, por as për këtë rast AZHBR nuk ka bërë raportimin e saktë në thesarin e shtetit. “Janë shpenzuar 2,023,1585 lekë, për detyrime të pa mbyllura të punonjësve, nga të cilat 1,162,793 lekë për leje të zakonshme, për vlerën 459,300 lekë për orët jashtë orarit, si dhe shuma 328,268 lekë për zhvillimin e procedurave të tenderit dhe 72,794 lekë për tejkalim karburanti. Për të gjitha këto detyrime të njohura dhe regjistruara në kontabilitet AZHBR nuk ka ndonjë dokumentacioni që të vërtetojë se ka dërguar njoftimet përkatëse pranë subjekteve/individëve të cilët janë debitorë për vlerat e konstatuara”, thuhet në dokument.

Abuzimi me skemat e fermerëve

Nga ana tjetër, KLSH konstaton se AZHBR ka abuzuar me skemën e fermerëve si për grantet që vijnë nga ndërkombëtarët, edhe për ato që vijnë nga thesari i shteti. KLSH tregon se Agjencia nuk ka raportuar të dhëna sakta, duke lënë të kuptohet se fondet janë vjedhur. “Në vlerën prej 814,546,562 lekë përfaqëson vlerën për skemat kombëtare, që kanë një afat për monitorimin e tyre deri në pese vjet. Nga auditimit konstatohet mospërputhje e pasqyrës se fondeve neto. Nga grantet e jashtme kapitale është kredituar për shumën 66,257,354 lekë, ku në fakt shuma e grandeve të bëra hyrje është në vlerën 163,074,466 lekë për projektin IPARD II”, theksohet më tej në dokument. Ndër të tjera, në raport evidentohet se nga AZHBR mungon një analizë e debitorëve, ku të ketë një relacionin përmbledhës mbi evidentimin. Madje, AZHBR nuk ka bërë verifikim historik të lindjes së detyrimeve për çdo debitor mbështetur në dokumentacionet dhe informacione. Kjo papërgjegjësi dhe abuzim i AZHBR i ka kushtuar buxhetit të shtetit 2.7 miliardë lekë. “Operacione me shtetin (të drejta) u konstatua debitimi i shumës prej 2,744,848, e cila ka të bëjë me debitorë të trashëguar në vite dhe të paidentifikuara nga institucioni”, thuhet në raport. Kjo tregon që, pavarësisht thirrjes së herë pas hershme nga Tatimet, AZHBR vazhdon të manipulojë debitë dhe në çdo vit ato rriten dhe rëndojnë mbi buxhetin e shteti. Pra, AZHBR në vend që të mendojë dhe hartojë plane për t’iu ardhur në ndihmë fermerëve  dhe në vend që të vërë në zbatim fondet për të zhvilluar sektorin e bujqësisë, bën të kundërtën abuzon me parat e taksapaguesve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here