Akrobatja Fiona Rushiti me një performancë të veçantë për festat e nëntorit

0
213

Akrobatja Fiona Rushiti do të dhuroi një performancë të veçantë për festat e nëntorit. Performanca e akrobates do të realizohet mbrëmjen e së premtes në prani të publikut në sheshin “Nënë Tereza”, për tu xhiruar dhe shfaqur më pas në ditët e festave 28 dhe 29 nëntor. Akrobatja Fiona Rushiti tregon se këtë herë në vëmendjen të saj do të jetë harta e Shqipërisë etnike. “Projekti këtë radhë është harta e Shqipërisë e hapur dhe krahu i shqiponjës, që nënkupton Shqipërinë etnike, që përfshin të gjitha trevat shqiptare, për t’iu uruar Pavarësinë. Është 6 metra e madhe dhe ka një rreth flake, kurse pjesa e hartës dhe e shqiponjës është e veshur me drita. Një performancë, që unë e kam menduar për festat e nëntorit për të gjithë shqiptarët e të gjithë trevave, por dhe duke qenë se ka disa kohë që ne shqiptarëve na kanë quajtur kriminelë, performancën e kam lidhur me disa maska dhe kam bërë një kudërpërgjigje ironike”, tregon akrobatja e njohur Fiona Rushiti, që herë pas here surprizon me performancat e saj në lartësi në ajër. Këtë herë akrobatja tregon se do të jetë në lartësi rreth 20 metra. “Për pjesën e flakës do të kem stafin, që do më ndihmojë, sepse dhe është diçka e re. Një performancë, që është bërë në kohë rekord”, tregon akrobatja. Herë pas here në aktivitetin e saj akrobatja  e njohur Fiona Rushiti ka përcjellë për publikun performanca që janë zhvilluar në ajër, ku nuk ka munguar dhe më parë me rastin e festave. Por në aktivitetin e saj është dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore përmes performancave nga ajri. Një artiste me performanca spektakolare në vende të ndryshme, e cila edhe pa ndihmën e institucioneve ia ka dalë të ketë një aktivitet të vlerësuar dhe promovim të trashëgimisë kulturore. Fiona Rushiti gjithashtu trajnon grup-moshat e reja, që pse jo sipas saj të kemi akrobatë të tjerë të shkëlqyer në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here