Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan i shpëton ekzekutimit në një atentat gjatë tubimit antiqeveritar të partisë së tij.
Khan ka marrë një plumb në këmbë. Reuters raporton se Khan po drejtonte një marshim proteste në Islamabad për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ai u qëllua në këmbë, por deri më tani raportohet se është jashtë rrezikut peër jetën.

Anëtarët e partisë së tij PTI thanë se katër persona të tjerë u plagosën të enjten, por askush nuk u vra, shkruan BBC.
Khan, 70 vjeç, po drejtonte protestën në kryeqytetin Islamabad për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Një ndihmës i lartë i tha agjencisë së lajmeve AFP: “Kjo ishte një përpjekje për ta vrarë atë”.





































