Ançeloti konfirmon qëndrimin në krye të Realit të Madridit

0
120

Reali i Madridit ka bërë një start të mirë sezonal dhe është në rrugën e duhur për të lakmuar çdo trofe të mundshëm në fund të sezonit, përfshi dhe përsëritjen e suksesit që pati në UEFA Champions League. Me në krye një trajner si Karlo Ançeloti gjithçka është e mundur, pavarësisht se këtë vit do të jetë në rivalitet të fortë në Spanjë me Barcelonën dhe jashtë Spanjës me Paris San Zhermen, Mançester Sitin dhe Bajernin e Mynihut. Ndërkohë, trajneri Karlo Ançeloti nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi pa e respektuar deri në fund kontratën e tij me ekipin spanjoll. Qëndrimin te Reali deri në verën e vitit 2024, Ançeloti e ka konfirmuar të martën në një konferencë për shtyp. Ai ka thënë se është i lumtur te skuadra madrilene dhe për këtë arsye nuk e mendon largimin nga “Santiago Bernabeu”. Sezonin e shkuar, nën drejtimin e Ançelotit, Real Madridi e fitoi titullin e kampionit të Spanjës dhe triumfoi në Ligën e Kampionëve. “Për këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të mbetem te Reali. Pastaj, sërish Reali dhe më pas do të shohim”, tha Ançeloti, i cili vitin e shkuar u kthye për herën e dytë tek Reali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here