Pas marrjes në pyetje nga SPAK, si person që ka dijeni për aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani, Genc Ruli është përballur me një situatë të paprecedentë. Një qytetar ka shpërthyer një fyerje ndaj tij duke e akuzuar, si ‘koka’ e krimit të Sali Berishës.
O hajduta, o hajduta, o ushtar të Sali Berishës. Ruli hajdut, koka e krimit është Ruli. Koka krimet të Sali Berishës.’- u shpreh qytetari.
Këtë të martë, në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur për t’u marrë në pyetje ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli.
Më pak se një orë ka qendruar ish ministri në ambientet e SPAK, ku në dalje nuk ka dhënë deklaratë për mediat.
Më herët për këtë hetim kanë dhënë dëshminë e tyre ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu si dhe një ditë më parë në SPAK u pyet edhe ish gjenerali Vladimir Qirjazi.








































