“Rusia dëshiron një ‘zgjidhje të negociuar’ për luftën në Ukrainë”, deklaroi ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder.
Schroeder është një mik i presidentit rus Vladimir Putin. Ai tha po ashtu se marrëveshja e muajit të kaluar për dërgesat e grurit mund të jetë një hap më afër armëpushimit mes dy vendeve.
“Lajmi i mirë është se Kremlini dëshiron një zgjidhje të negociuar”, tha Schroeder për të përjavshmen “Stern” dhe transmetuesit RTL/ntv, duke thënë se ai ishte takuar me Putinin në Moskë javën e kaluar.
“Një sukses i parë është marrëveshja e grurit, ndoshta që mund të zgjerohet ngadalë në një armëpushim.”, tha ish-kancelari.