“Ky është një problem shumë i madh që deputetët takohen pas …”/ Shpërthen Erion Braçe, reagon ashpër për foton që u bë virale mes kolegëve socialistë me ministren: Ej, boll ma…

0
268

Deputetët socialistë u takuan të shtunën që kaloi me ministren e Bujqësisë Frida Krifca, për çështje që lidhen me institucionin që ajo drejton dhe përfaqëson.

Mes socialistëve, mungonte Erion Braçe, deputeti më aktiv për çështje e Bujqësisë në Lushnjë dhe zonat përreth.

Duket se mungesa e Braçes ju ka rënë në sy dhe të tjerëve, të cilët kanë nisur t’ja dërgojnë foton për ta parë.

“Ej, boll ma postuat; boll se kam pune! Nuk ka asgje te habitshme per mua ne foto. Madje doni te dini, eshte problem shume i madh qe deputetet takohen pas 11 muajsh”, shkruan Braçe, mesa duket i bezdisur nga mesazhet.

“Pa kafja tu bej mire te gjitheve; Une kam nje jete qe nuk e pi”, shkruan më tej deputeti i PS, teksa vijon “Aaa po une deshiroj shume qe koleget e mi ti kene thene e te kene zgjidhur:”

1- Problemin e TVSH PER BUJQESINE:

Ne grumbullim e perpunim te brendshem; Ne tregtimin e plehrave kimike, farerave e fidaneve, kafsheve per mbareshtrim e prodhim vecanerisht qumeshti etj;

2- Problemin e subvencioneve, parave qe mungojne per cdo aplikant qe KA PLOTESUAR KRITERET ne te gjitha masat mbeshtetese;

Per prodhimin ne serre, per serren vete, per lopet, delet, dhite, perfshirjen ne skeme te vicave per mish e pulave pas goditjeve njepasnje, per bletet dhe natyrisht NAFTEN FALAS PER BUJQIT, te gjithe-nderkohe qe duhen para plus;

3- Problemin jetik te çmimeve te prodhimeve bujqesore te fushes dhe te serrave;

Ngritjen e BURSES SE BUJQESISE per te nxjerre cmimet nga morsa ZHVATESE e kartelit te grumbulkuesve;

4- Problemin e cmimit te plehrave kimike, gjithnje e ne rritje e vetem nen kontrollin e duopolit zhvates;

Hapjen e tregut e heqjen e cdo barriere permes ekskluziviteteve qe ligji si njeh por nje komision i korruptuar e klientelist i ka ligjeruar turpshem e demshem;

5- Problemin e magazinave e kapaciteteve frigoriferuese  PUBLIKE, per te thyer varesine e bujqve nga privati e per te prishur lojen e privatit me prishjen, kalbjen e prodhimit te bujkut si KERCENIM PER CMIMIN ZHVATES! Keto vlejne per mua!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here