Alois Irlmaier është profet gjerman për të cilin nuk është folur aq shumë. Ai u akuzua për magji, por nga një gjyqtar e liroi Irlmaier pasi ky i fundit i përshkroi atij me saktësi se çfarë gruaja e tij kishte bërë atë ditë dhe se si ajo ishte veshur.
Në vitin 1950 ai thuhet të ketë parashikuar edhe Luftën e Tretë Botërore.
Sipas parashikimeve të tij, ajo është e pashmangshme, por shtoi se ai do të ndodhë në Mesdhe dhe në Lindjen e Mesme dhe kjo zonë do të jetë skenë e përleshjeve midis fuqive të mëdha në botë.
Por, gjithmonë sipas parashikimeve të tij, siç shkruan avaz.ba, gjithçka do të fillojë me vrasje në Ballkan.
“Të gjithë do të bëjnë thirrje për paqe. Papritmas do të ketë një luftë në Lindjen e Mesme, e cila do të rritet, forca të mëdha detare do të ballafaqohet me armikun në Mesdhe, dhe situata do të jetë shumë e tensionuar. Por shkëndija e vërtetë do të ndizet në Ballkan. Dy burra do të vrasin të tretin, të rangut të lartë. Ata do të paguhen nga njerëz të tjerë. Unë mendoj se kjo do të ndodhë në Ballkan, por unë nuk mund ta konfirmoj. Hakmarrja do të ndodhë së shpejti. Pas kësaj vrasje, lufta botërore do të fillojë”, ka parashikuar Irlmeyer.
Ai ka thënë gjithashtu se një “Dragua i verdhë” do të pushtojë njëkohësisht Alaskën dhe Kanadanë. Kur qyteti i artë të shkatërrohet, lufta do të fillojë.
“Viti para luftës do të jetë shumë pjellor dhe i pasur. Lufta do të vijë pa paralajmërim, brenda natës. Unë shoh pluhur. Shoh tre numra. Dy TETË dhe një NËNTË. Unë nuk e di se çfarë do të thotë dhe nuk e di datën apo kohën kur do të ndodhë”, kishte pretenduar Irlmajer.








































