Gazetarja e njohur del me paralajmërimin ‘bombë’, zbulon ‘goditjen’ e radhës të SPAK: Këtë fundjavë pritet të arrestohen…

0
196

Gazetarja Anduena Llabani ka paralajmëruar se këtë fundjave pritet që SPAK të lëshojë disa urdhër-arreste për disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shëndetësisë që kanë lidhje me sterilizimin.

Ajo bëri me dije se pas dy vitesh në hetim nga SPAK, pritet që këtë fundjavë të kemi njëlloj konkretizimi të çështjes e cila duket se po shkon drejt fundit.

“Një lajm që duhet të jap është edhe fakti se presim që këtë fundjave zyrtarë të lartë dhe ish-zyrtarë tu komunikohet masa e sigurisë. Tashmë të gjithë e dimë se prej ditësh janë marrë në pyetje zv. ministra, persona të shëndetësisë, drejtues protokollesh dhe individë që kanë firmat e tyre përsa i përket çështjes së sterilizimit që është në hetim prej më shumë se dy vitesh për të parë se cila ishte skema me procedurat e sterilizimit. Duket se çështja është drejt fundit, dhe ka pritshmëri që ish-zyrtarë dhe zyrtarë tu komunikohet masa për një sërë akuzash.”, u shpreh Llabani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here